Sondazhi: Ja cili çift vlerësohet “më së shumti” në botë

Për disa ajo është “Zonja e Parë e Përjetshme”, e ndaj Michelle Obama është “më e vlerësuar” në mbarë botën.

Sipas një sondazhi të fundit nga YouGov.com, i cili mbuloi 42,000 njerëz në 41 vende, ish-zonja e parë udhëheq listën e “grave më të vlefshme në botë”.

Obama e kapërceu dhe miken e saj, Oprah Winfrey, e cila u rendit në vendin e dytë.

Aktorja dhe aktivistja për të drejtat e njeriut, Angelina Jolie është e treta dhe Mbretëresha Elizabeta II është e katërta.

Ish-Sekretarja e Shtetit e SHBA Hillary Clinton është në vendin e tetë, dhe këngëtarja pop Madonna në të njëmbëdhjetin.

Zonja e parë Melania Trump, vjen pas saj si 19-ta në listën me 20 emra.

Në listën e burrit më të çmuar, bashkëshorti i saj, ish-presidenti Barak Obama vjen i dyti pas miliarderit dhe filantropit Bill Gates, i cili pra kryeson listën mashkullore.

E pas tyre, Jackie Chan vjen treti.

Në një sondazh të kryer vetëm me pyetësor amerikan, Obama është përpara presidentit aktual Donald Trump, i cili vjen i dyti. /tesheshi.com/