Albin Kurti prind bindshëm kundrejt kundërkandidatëve për pozitën e Kryeministrit të Kosovës.
Të paktën ky është rezultati i hulumtimit të fundit të opinionit publik të bërë nga UBO Consulting ku 44 % e të anketuarve e kanë zgjedhur Albin Kurtin.
Pas Albin Kurtit radhitet Avdullah Hoti me 12 %, derisa me 11 % janë Vjosa Osmani dhe Enver Hoxhaj.
Në pyetjen “Pavarësisht se cilën parti politike do ta votonit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kush mendoni se do të ishte personi më i duhur për pozitën e Kryeministrit të Kosovës?”, Ramush Haradinaj mori 6 %, Behgjet Pacolli 1% po aq sa edhe Fatmir Limaj, Isa Mustafa dhe Mimoza Kusari-Lila.
Këtë rezultat dhe 17 faqe të tjera të hulumtimit të fundit të opinionit publik të bërë nga UBO Consulting.