Sondazhi i ri i PIPOS: LVV e para me 43.8%, PDK shënon rritje në 21.1%, dhe LDK me 17.2%

Sondazhi i fundit i realizuar nga PIPOS të cilin e paraqiti Fisnik Halimi në Klan Kosova, për zgjedhjet e reja parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt e kanë nxjerrë parti të parë  Lëvizjen Vetëvendosje, më 43.8 përqind.

Fisnik Halimi nga PIPOS teksa prezantoi sondazhin tha se PDK ka shënuar një rritje të lehtë krahasuar me sondazhin paraprak,  PDK sipas sondazhit ka 21.1 përqind, transmeton Telegrafi.

LDK është e radhitur e treta, më 17.2 përqind, kurse AAK më 7 përqind.

Sondazhi ka përfshirë 3 mijë respodentë.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 14 shkurt.