Sondazhi i PIPOS: LVV 44.2 për qind, PDK 20.40 për qind, LDK 17.35 për qind

Instituti PIPOS ka përgatitur sondazhin e radhës sa i përket renditjes së partive para zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Këto të dhëna nga hulumtimi ku kanë marrë pjesë një mijë e 50 respondentë janë prezantuar në Rubikon të Klan Kosovës.

Sipas të gjeturave Lëvizja Vetëvendosje aktualisht prinë me 44.2 për qind, e dyta është PDK me 20.40 për qind dhe LDK e treta me 17.35 për qind.