Shkalla e popullaritetit të presidentit francez, Emmanuel Macron (39), në gusht ka regjistruar rënie në 40 për qind, që është një rënie për 14 për qind një muaj pas asaj prej 10 për qind në korrik, sipas hulumtimit më të fundit të kryer nga Instituti Ifop, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sondazhi të cilin Ifop e realizoi për “Journal du Dimanche”, tregon se i pari i Francës ka humbur 22 për qind të popullaritetit nga sondazhi i tyre i parë të kryer tre muaj më parë, pak pas zgjedhjeve kur gëzonte 62 për qind mbështetjen e francezëve.
Rënie të popullaritetit ka shënuar edhe Kryeministri i Francës, Edouard Philippe. Krahasuar me muajin e kaluar, ai ka mbështetje më të ulët për nëntë për qind e të anketuarve.
Në të njëjtën kohë në vitin 2012, paraardhësi i Macron, socialisti Francois Hollande, gëzonte një normë shumë më të lartë të popullaritetit (54 për qind), ndërsa në vitin 2007 Nicolas Sarkozy madje me 67 për qind të të anketuarve.
Në këtë muaj, 36 të anketuar u deklaruan “pjesërisht të kënaqur” me Macron, kurse katër për qind ishin “shumë të kënaqur”, që është tre për qind më pak se muajin e kaluar. Në të njëjtën kohë, numri i përgjithshëm i personave të pakënaqur u rrit nga 43 në 57 për qind.
Anketa u realizua përmes internetit dhe me telefon më 25 dhe 26 gusht me 1,023 të anketuar.