Sondazh në Korenë e Jugut, shumica e qytetarëve pranojnë largimin e ish-presidentit Yoon

Gati katër të pestat e koreano-jugorëve kanë pranuar shkarkimin e ish-presidentit, Yoon Suk Yeol për shkak të deklaratës së tij jetëshkurtër të ligjit ushtarak në dhjetor, sipas një sondazhi të ri, raportoi agjencia e lajmeve me qendër në Seul, Yonhap, transmeton Anadolu.

Sondazhi me 1.516 të rritur mbi 18-vjeç, i realizuar nga e mërkura deri të premten, tregon se 76.9 për qind e të anketuarve e pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e ish-presidentit Yoon.

Prej tyre 17.4 për qind thanë se ishin kundër vendimit, derisa 15 për qind ishin të pavendosur.

Opinioni publik ndryshoi para dhe pas vendimit të gjykatës.

Rreth 80 për qind e të anketuarve të mërkurën dhe të enjten thanë se do ta pranonin vendimin, por numri ra në 71.2 për qind të premten.

Afër 60 për qind e të anketuarve deklaruan se dëshirojnë që në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të fitojë një kandidat nga blloku opozitar ndërsa rreth 37 për qind thanë se preferojnë të shohin sërish në pushtet Partinë e Pushtetit Popullor.

Zgjedhjet presidenciale në Korenë e Jugut pritet të mbahen më 3 qershor.