Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sondazh në Gjermani, shumica e qytetarëve duan zgjedhje të parakohshme

Sondazh në Gjermani, shumica e qytetarëve duan zgjedhje të parakohshme

Një sondazh i zhvilluar në Gjermani zbuloi se 6 në 10 persona janë në favor të përfundimit të qeverisë aktuale të koalicionit, transmeton Anadolu.

Sipas sondazhit të realizuar nga institucioni publik gjerman ARD, Partia Demokratike e Lirë (FDP) mbahet përgjegjëse më shumë për shpërbërjen e koalicionit aktual të quajtur “semafor” ndërsa mbështetësit e Partisë Socialdemokrate (SPD) janë skeptikë për rizgjedhjen e kancelarit aktual Olaf Scholz i cili është një nga partitë e tyre.

Sipas sondazhit, shumica e gjermanëve e mirëpresin fundin e “koalicionit të semaforit”.

Rezultatet tregojnë se 59 për qind e të anketuarve thanë se përfundimi i koalicionit është shumë i mirë apo i mirë, 36 për qind deklaruan të kundërtën ndërsa vetëm 14 për qind thanë se ishin të kënaqur me punën e qeverisë.

Sipas sondazheve të fundit zgjedhore, përqindja e votave është renditur e tillë si Partive të Unitetit CDU/CSU është 34 për qind, Alternativa për Gjermaninë (AfD) 18 për qind, SPD 16 për qind, Të Gjelbrit 12 për qind, Aleanca Sahara Wagenknecht (BSW) 6 për qind, FDP 5 për qind dhe të tjerat si 9 për qind.

– Diskutimet për zgjedhjet e parakohshme në Bundestag

Pas dështimit të “koalicionit semafor”, në Bundestag po zhvillohet një debat se kur duhet të mbahen zgjedhjet e reja parlamentare.

SPD dhe të Gjelbrit po mbrojnë planin e kryeministrit Scholz (SPD) për të kërkuar votëbesimin në parlament më 15 janar.

Ndërsa pritet që zgjedhjet e reja të mbahen në mars 2025, partitë opozitare duan fuqimisht që kjo datë të merret në konsideratë.

Exit mobile version