Ballina Sport Sommer pensionohet nga përfaqësuesja e Zvicrës

Sommer pensionohet nga përfaqësuesja e Zvicrës

Yann Sommer

Portieri i Interit, Yann Sommer 35-vjeçar, është pensionuar nga përfaqësuesja e Zvicrës. Ai kishte debutuar me Zvicrën para 12 vjetësh.

Lajmi është bërë i ditur nga Sommeri të hënën në rrjetet sociale.

Sommer debutoi me helvetikët në maj të vitit 2012 dhe ka luajtur 94 ndeshje. Ai është portieri me më së shumti paraqitje për Zvicrën.

“Kam vendosur që ta mbyll karrierën si portier për përfaqësuesen e Zvicrës. Ishte një nder dhe privilegj i madh të përfaqësoja vendin tim në nivelin më të lartë për 12 vjet dhe në 94 ndeshje ndërkombëtare. Koha ime në përfaqësuese do të thotë shumë për mua. I shikoj me krenari momentet e shumta të paharrueshme, lojërat emocionuese, fitoret që festuam së bashku dhe sfidat që kemi kaluar së bashku”, ka shkruar 35-vjeçari.

Sommer aktualisht është pjesë e Interit. Karrierë ka bërë edhe te Bayern Muencheni, Borussia Monchengladbachu, Baseli, Grasshoppersi, dhe Vaduzi.

Exit mobile version