Të paktën 110 njerëz kanë vdekur nga uria dhe sëmundjet qe lidhen me ujin e pijshem në 48 orët e fundit. Ky mjerim po ndodhe në rajonet jugperëndimore të Bay dhe Bakol, njofton kryeministri somalez.
Në një konferencë shtypi në Mogadishu, kryeministri Hassan Ali Khaire ka zbuluar se të paktën 110 persona kanë vdekur gjatë dy ditëve të fundit.
“Unë jam informuar sot se të paktën 110 njerëz, kryesisht fëmijë, kanë vdekur në 48 orët e fundit në rajonet Bay dhe Bakol për shkak të urisë dhe sëmundjeve qe lidhen me ujin e pijshem, te tilla si kolera,” tha Khaire.
Më 28 shkurt, presidenti somalez Mohamed Abdullahi Farmajo tha se kombi i Afrikës Lindore po vuante nga një thatësirë e rëndë.
Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), të martën bëri thirrje për veprime urgjente për të ndihmuar mbi 20 milionë njerëz të cilet po përballen me uri në Sudanin e Jugut, Somali, Jemen dhe Nigeri. /MESAZHI/