Somali, 6 të vdekur nga shpërthimi afër pallatit presidencial

Policia e Somalisë ka njoftuar se të paktën 6 persona e kanë humbur jetën në një sulm me autobombë afër pallatit presidencial ndërsa disa të tjerë janë plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Koloneli Ahmed Mohamud tha se nga shpërthimi i sotëm në mesin e të vdekurve ka ushtarë dhe civilë.

Kapiteni Mohammed Hussein tha se objektivi i sulmit me bombë ishte një pikë kontrolli ushtarak, i vendosur afër hyrjes së pasme të pallatit.

Ndërsa tymi ngrihet mbi Mogadishu, një tjetër shpërthim i fuqishëm u dëgjua në afërsi, theksoi policia.

Asnjë organizatë nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.