Së paku 20 persona janë vrarë gjatë sulmit terrorist i cili ndodhi sot në një bazë ushtarake në Somali, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët policorë të provincës autonome somaleze Jubaland njoftuan se terroristët e Al Shabaab-it kryen sulm vetëvrasës në bazën ushtarake afër qytetit Kismayo.
Në njoftim thuhet se gjatë sulmit dhe përleshjes me armë që pasoi janë vrarë së paku 20 persona, ndërsa ushtria somaleze është tërhequr nga baza dhe përgatiti operacion kundër terroristëve.
Burimet lokale lajmërojnë se terroristët pas sulmit morën bazën ushtarake ndërsa në spital janë dërguar më shumë se dhjetëra ushtarë të plagosur.