Solskjaer konfirmon lëndimin e Pogbas, ja sa do mungojë francezi

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ka konfirmuar se mesfushori Paul Pogba do mungojë disa javë shkaku i lëndimit në kofshën e këmbës.

Francezi u detyrua të zëvendësohet nga Fred në barazimin kundër Evertonit 3 – 3, transmeton lajmi.net.

Së fundmi, tekniku norvegjez konfirmoi se Pogba do humbas disa javë shkaku i lëndimit.

“Është lëndim që nevojiten disa javë që të shërohet. Ka nisur shërimin, duke punuar me stafin mjekësorë dhe do rikthehet së shpejti”.

“Paul ka qenë shumë i rëndësishëm për ne dhe nuk duhet të rrezikojmë. Asnjëherë askush nuk dëshiron të lëndohet sidomos tani, Pogba ishte duke gjetur formën dhe shijuar futbollin. Për ne duhet të fitojmë sa më shumë pikë që është e mundur edhe kur humbet lojtarët”, u shpreh ai.

Solskjaer nuk zbuloi sa ndeshje saktësisht do mungojë Pogba, por mediat angleze raportojnë se do të jetë jashtë fushës rreth 6-7 ndeshje.