Ballina Arritje Teknologji Snapchat vendos më shumë reklama në aplikacionet e saj

Snapchat vendos më shumë reklama në aplikacionet e saj

Dita ditës po bëhet e vështirë të gjendet një hapësirë ku nuk gjenden përmbajtje të sponsorizuara. Megjithatë Snapchat ka hasur vështirësi me monetizimin e platformës e cila ka 850 milionë përdorues.

Snapchat tashmë është duke vendosur reklama në tabin Chat të aplikacionit të cilët referohen edhe si Sponsores Snaps. Kompania ka eksperimentuar me këtë disa prej disa muajsh por programi gradualisht po përfshin më shumë përdorues.

Reklamat e fundit do të shfaqen sikur të ishin biseda edhe pse sipas kompanisë vizualisht janë ndryshe nga mesazhet e zakonshme. Snapchat thotë se reklamat e “pahapura” do të largohen pas një fare kohë tabin e Chat.

Në momentin që mesazhi hapet, përdoruesit do të mund të replikojnë me tekst ose të klikojnë një lidhje për më shumë informacion. Përmbajtja vjen në formën e videove vertikale me ekran të plotë.

Dita ditës po bëhet e vështirë të gjendet një hapësirë ku nuk gjenden përmbajtje të sponsorizuara. Megjithatë Snapchat ka hasur vështirësi me monetizimin e platformës e cila ka 850 milionë përdorues.

Prej tyre vetëm 11 milionë janë me pagesë në planin Snapchat+ duke mos i lënë zgjidhje kompanisë vetëm se të ideojë mënyra të reja për gjenerimin e të ardhurave.

Exit mobile version