‘Sëmundja e Snapchat-it’ bëri që biznesi i kirurgjisë plastike të ketë rritje masive vitin që shkoi, pasi një numër gjithnjë e më i madh i amerikanëve i prezantuan mjekëve të tyre fotografi me filtera duke thënë “dua të dukem kështu”.
Matthew Schulman, kirurg i certifikuar nga bordi në Nju Jork, krediton mediat sociale për trendin në rritje, shkruan Fox News, transmeton Klan Kosova.
“Është veçanërisht popullor me gjeneratën e re”, tha Schulman për selfiet e filtruar, të cilat u mundesojnë njerëzve të ndryshojne pamjen e tyre duke përdorur aplikacionet e celularëve.
Një çerek milioni më shumë procedura kozmetike u kryen në vitin e kaluar krahasuar me vitin 2017! /Klankosova/