Snapchat ka bllokuar qasjen në artikujt dhe videot e Al Jazeeras në Arabinë Saudite, pas një kërkese nga ana e Mbretërisë.
Arabia Saudite i tha se gjoja se Al Jazeera ka shkelur ligjet lokale.
Reagime pati edhe nga ana e Snapchat-it. “Ne bëjmë përpjekje për të zbatuar ligjet vendore në vendet ku veprojmë”, tha një zëdhënës i Snapchat në një deklaratë të dielën.
Janë rreth 8 milionë përdorues Snapchat në Arabinë Saudite, një nga audiencat më të mëdha në botë për platformën sociale.
Vendimi për të hequr Al Jazeera u raportua për herë të parë nga Wall Street Journal të dielën.
Konflikti është shembulli më i fundit i një kompanie teknologjike që mbështetë censurën e përmbajtjes në platformat e saj.
Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti ndërprenë lidhjet diplomatike me Katarin dhe vendosën sanksione, njëra nga to është bllokimi i faqeve të internetit të Al Jazeera-s. /MESAZHI/