Smoothie nga banania dhe kokrrat e tërshërës për fillim të shkëlqyeshëm të ditës!

Nëse ndonjëherë keni bërë smoothie, me siguri njëri ndër përbërësit ka qenë banania.

Për shkak të vlerave nutritive të saj, banania është zgjedhje e shkëlqyeshme për smoothie: një banane mesatare (rreth 100 g) ka 89 kcal/372 kJ.

Nëse në smoothie shtoni kokrra tërshëre dhe bademe, për shkak të vlerave nutritive të tyre, ato do të shtojnë ndjenjën e të qenit i ngopur, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

▪ 1 banane,
▪ 50 g kokrra tërshëre,
▪ 6 bademe,
▪ 100 ml jogurt.

Përgatitja:

Qitni të gjithë përbërësit në blender dhe përzieni mirë. /Mesazhi/