Ndryshe nga lëngjet, smoothie jeshil janë ushqime të plota, të pasura me fibra.Janë më të shijshme seç duken, pasi në shije dominojnë frutat, ndërsa jeshilliqet balancojnë ëmbëlsinë e saj.
Vitaminat dhe mineralet asimilohen më mirë nga trupi duke reduktuar tundimin për ëmbëlsira, fast food dhe duke ndihmuar dobësimin.Pastrojnë trupin, duke eliminuar toksinat dhe ujërat e tepërta.
Smoothie me mollë dhe selino
Përbërësit:1 filxhan ujë1 tufë Sallatë jeshile e prerë hollë3 bishta selinoGjysmë tufë spinaq1 dardhë1 mollë jeshile1 lime të shtrydhur.
Përgatitja: në fillim hidhni në blender sallatën jeshile dhe grijeni derisa të bëhet e butë.
Pastaj shtoni spinaqin, selino, mollën dhe dardhën. Dhe në fund hidhni lëngun e lime. Grijini mirë derisa të përfitoni një pije të njëtrajtshme. Mund ti shtoni majdanoz ose koriandër për më shumë shije, shkruan Shëndetësia