Smoothie anti-moshë, 10 vite më të rinj në dukje

Çdo gjë që hani dhe pini kontribuon në pamjen tuaj të jashtme dhe lajmi i mirë është se të ngrënit në mënyrë të shëndetshme për t’u dukur 10 vite më e re nuk ka qenë kurrë më e lëhtë.
Filloni të përfshini në dietën tuaj ushqime si kastraveci, manaferrat, domatet dhe shumë shpejt do të shihni sesi do të shkëlqejë lëkura juaj.
Gjithmonë na thuhet që të pimë deri në 2.5 litra ujë çdo ditë, por shumë pak prej nesh vërtetë e bëjnë një gjë të tillë. Qelizat, organet dhe indet e trupit duhet të hidratohen në mënyrë që të funksionojnë. Uji ka një numër të madh rolesh si kontrollin e temperaturës, lubrifikimin e nyjeve, pastrimin e toksinave, balancën midis elektroliteve etj.
Me kalimin e viteve organzimi e humbet aftësinë për të riparuar qelizat e dëmtuara apo për të prodhuar të tjera ndaj aktiviteti fizik , regjimi i shëndetshëm dhe 12 gota ujë në ditë nuk do e lënë trupin tuaj të plaket.Receta e mëposhtme e smoothit do t’ju mbajë të dehidratuar dhe do i japë shkëlqim lëkurës suaj.
Kjo gotë kombinon spinaqin me boronicat të pasura me antoksidantë që parandalojnë dëmtimet nga radikalet e lira dhe rrit prodhimin e kolagjenit.
Përbërësi sekret është arra e Brazilit që përmbajnë selen, përbërës (i cili përmirëson elasticitetin e lëkurës), plus acidet yndyrore omega-3 dhe vitaminë E (të cilat ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë së lëkurës) dhe bakër (që ndihmon në prodhimin e melaninës)
Përbërësit:
1 filxhan ujë kokosit
1 filxhan kafe spinaq i grirë
1 filxhan boronica të freskëta ose të ngrira
1 portokalli
2 Arra Brazili
Në një blender përzieni të gjithë përbërësit derisa të arrihet konsistenca e dëshiruar.
Një gotë ak: 291 kalori, 7 g yndyrë (1.5 g yndyrna të ngopura), 57 g karbohidrate, 37 g sheqer, 72 mg natriumi, 9 g fibra, 7 g proteina