Smartfoni buxhetor i OnePlus ofron 4 vite përditësime në versionet madhore të Android

Telefoni i segmentit të mesëm vjen me disa zgjedhje interesante dizajni siç është ekrani 6.74-inç 120Hz AMOLED dhe një trup super të hollë prej 7.99mm prej metali.

Pas disa ngacmimeve të vazhdueshme me copëza informacioni nga OnePlus, smartfoni i shumëpërfolur buxhetor OnePlus Nord 4 ka debutuar zyrtarisht ditën e djeshme në një eveniment në Milano.

Telefoni i segmentit të mesëm vjen me disa zgjedhje interesante dizajni siç është ekrani 6.74-inç 120Hz AMOLED dhe një trup super të hollë prej 7.99mm prej metali.

OnePlus thotë se smartfoni është inspiruar nga dizajni i epokës së OnePlus 3T me antena 5G kompakte, një pllakë amë të ridizajnuar në mënyrë që sinjali të jetë i fortë dhe i qartë por pa kompromentuar trupin prej metali.

Në brendësi të OnePlus Nord 4 gjendet një procesor Qualcomm Snapdragon 7 Plus Gen 3 me performancë dukshëm më të lartë sesa paarardhësi Nord 3.

Çipi përmban ose 12GB ose 16GB RAM shoqëruar nga opsionet 256GB dhe 512GB të hapësirës së brendshme. Bateria me kapacitet prej 5,500 mAh karikohet me shpejtësinë 100W dhe teknologjinë SUPERVOOC. Për 28 minuta mund të shkojë nga 1 përqind në 100 përqind nëse përdorni kabllin dhe adapterin origjinal.

Bateria, thotë OnePlus, mbështetet nga teknologjia AI për të ruajtur shëndetin dhe kapacitetin përgjatë viteve. Sa i përket kamerës, smartfoni vjen me një sensor 50-megapiksel Sony LYT-600 me stabilizim optik ndërsa lentja dytësore me kënd të gjerë ka madhësi 8-megapiksel dhe kënd 112 gradë.

Për selfiet gjendet një sensor 16-megapiksel në pjesën ballore. Sistemi i kamerave mbështetet nga mjetet AI të editimit të imazheve si AI Eraser, AI Best Face, dhe AI Clear Face për përmirësimin e cilësisë së tyre apo heqjen e elementëve të padëshiruar.

OnePlus Nord 4 do të mbështet me 4 versione Android, pra deri në versionin 18, dhe 2 vite të tjera shtesë përditësime sigurie. Do të kushtojë 499 euro për modelin me 12GB RAM dhe 256GB hapësirë dhe 599 euro për modelin me 16GB RAM dhe 512GB hapësirë.