Smartfonët e ardhshëm Pixel 9 të Google do të vinë me abonim falas në Gemini që kushton qindra dollarë

Sipas informatorit oferta do të vlejë vetëm për modelet Pixel Pro dhe Pixel Pro XL ndërsa modeli standard Pixel 9 do të përfitojë vetëm 6 muaj falas.

Sipas një raporti smartfonët e ardhshëm Pixel 9 të Google që do të debutojnë në Gusht do të vinë me një abonim falas vjetor që kushton qindra dollarë.

Konsumatorët e Pixel 9 Pro do të përfitojnë një vit falas në planin Premium AI të Google ku përfshihet modeli më i fuqishëm AI i kompanisë, Gemini Advanced.

Ky shërbim kushton 239 dollarë në vit dhe vjen përmes planeve Google One të hapësirës cloud. Informacioni i zbuluar u gjend në brendësi të versionit beta të aplikacionit Google për Android.

Sipas informatorit oferta do të vlejë vetëm për modelet Pixel Pro dhe Pixel Pro XL ndërsa modeli standard Pixel 9 do të përfitojë vetëm 6 muaj falas.

Gemini Advanced është versioni Premium i modelit AI Gemini të Google dhe një konkurrent i drejtpërdrejtë i ChatGPT dhe Apple Intelligence.

Google gjithashtu po zëvendëson Google Assistant në pajisjet Android me Gemini ndërsa ata që kanë qasje në modelin Advanced do të fitojnë funksionalitete dhe integrime shtesë në smartfonët e tyre.