Situata shëndetësore në Slloveni mbetet kritike, ku kurba e infektimit dhe e vdekjeve vazhdon të jetë në rritje.
Në 24 orët e fundit, numri i rasteve të reja me COVID-19 arriti në 3 568, nga 9 068
teste molekulare të kryera, e barabartë me një incidencë prej më pak se 40%, duke regjistruar një shifër shumë të lartë për disa javë.
Ajo që shqetëson autoritetet shëndetësore është situata në spitale. Sipas Institutit Kombëtar për Shëndetin Publik (Nijz), aktualisht janë shtruar 920 pacientë, nga të cilët 212 janë nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Incidenca dyjavore e rasteve të reja për 100 mijë banorë është 1894, për 39 343 raste pozitive të regjistruara në total.
Prandaj, kapaciteti për kujdesin shëndetësor mbetet i kufizuar. Departamenti i pediatrisë në spitalin e Mariborit raportoi një mungesë të respiratorëve në dispozicion për fëmijët më të vegjël, ndërsa poliklinika e Lubjanës bëri apel për një përdorim sa më racional të shërbimeve spitalore.
Fushata e vaksinimi po ecën me ritëm të ngadaltë, me vetëm 53.5% të popullsisë së rritur të imunizuar me dy doza. /atsh