Sulmuesi Mohamed Salah është një prej yjeve të futbollit që mund të paraqitet në edicionin e ardhshëm në elitën e futbollit të Arabisë Saudite.
Shumë skuadra elitare saudite kanë shprehur interesim për yllin egjiptian të Liverpoolit, shkruan “The Athletic”. Por Salah ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. Ai me gjigantin anglez ka kontratë deri në verën e vitit 2025.
31-vjeçari i ka munguar së fundi skuadrës angleze për shkak të lëndimit. Por ai në 28 ndeshje në të gjitha garat e edicionit aktual ka shënuar 19 gola dhe ka kontribuar me dhjetë asistime.
Salah me Liverpoolin ka fituar shumë trofe të rëndësishëm, por nuk ka vendosur ende për vazhdimin e kontratës.