Skuadra turke bën ofertë për Kemal Ademin

Kemal Ademi nuk po përjeton formë të mirë tek Fenerbahçe dhe është afër largimit.

Pas transferimit të tij të bujshëm në Stamboll, ku u cilësua si zëvendësuesi ideal i Vedat Muriqit, Ademi nuk arriti të përmbushë pritshmëritë që ekzistonin për të, shkruan lajmi.net.

Ademi kishte kaluar një sezon produktiv tek Baseli, ku kishte regjistruar 26 paraqitje dhe kishte shënuar 13 gola.

Aktualisht, Ademi ka regjistruar vetëm dy paraqitje me Fenerbahcen dhe nuk ka arritur të shënojë ende gol.

Por, sipas “Fotomaç”, 25 vjeçari mund të transferohet në skuadrën Fatih Karagumruk e cila ka paraqitur një ofertë për të.

Detajet e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura, por sipas lajmit, oferta është paraqitur dhe tani pritet përgjigja e Fenerbahces.