Skoci, mbështetësit pro-palestinezë bllokuan hyrjen e një fabrike që prodhon pjesë për F-35

Mbështetësit pro-palestinezë bllokuan hyrjet në fabrikën “Leonardo” në Edinburg të Skocisë, e cila prodhon sistemet e shënjestrimit me lazer të F-35 të përdorura në sulmet ajrore të Izraelit në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve në mediat skoceze, më shumë se 100 aktivistë pro-palestinezë protestuan kundër kompanisë duke bllokuar hyrjet në fabrikë rreth orës 07:00 me orën lokale.

38-vjeçarja Rebecca, një nga aktivistet i bëri thirrje “Leonardo”-s, e cila prodhon sisteme shënjestrimi me lazer për F-35, të ndërpresë marrëdhëniet me Izraelin dhe Britaninë e Madhe për të ndaluar shitjet e armëve në Izrael.

“Jam e mbushur me mërzi dhe mllef për masakrat që po ndodhin në Gaza dhe më gjerësisht në Palestinë dhe Liban. Këto sigurisht nuk janë kriza humanitare, por veprime të qëllimshme izraelite për të shkatërruar njerëzit”, tha ajo.

Aktivisti Patrick tha: “Ne jemi këtu sot për të treguar se nuk jemi bashkëpunëtorë të gjenocidit sipas ligjit ndërkombëtar”.

Grupet mbështetëse të Palestinës në vend organizojnë shpesh protesta përpara kompanive të armëve, fabrikave dhe institucioneve që bashkëpunojnë me Izraelin.

Si rezultat i protestave në rritje në vend, qeveria britanike pezulloi 30 nga afro 350 licencat e eksportit të armëve në Izrael, por nga mbështetësit pro-palestinezë kjo nuk u pa si e mjaftueshme.