Skllavëria e sotit nuk janë prangat rreth qafës, por prangat rreth bankës!
Sistemi bankar i ndërtuar mbi kamatë sot e ka skllavëruar njerëzimin.
Për këtë nuk është e rastësishme që Allahu, kur na tregoi se kujt i lejohet marrja nga Zeqati, t’i përmend përskaj skllevërve ata që janë thelluar në borxhe, sepse borxhi është harku që i lidhet rreth zemrës borxhliut dhe ia shndërron në ferr ditët dhe netët e tij dhe e bën rob të huadhënësit.
Ky sistem si i tillë është kancer i shoqërisë i cili e shkatërron çdo qelizë të shëndosh dhe e varfëron çdo shtëpi.
Çudi që në vendet tona fajdja e fajdexhiut llogaritet si vepër penale dhe denohet me ligj, kurse interesi (fajdja) e bankës mbrohet me ligj dhe subvencionohet nga shteti, edhe pse të dyjat ndërtohen mbi të njëjtën bazë e koncept dhe i kanë efektet dhe rezultatet e njëjta!
Dr. Rijad Imeri