Ballina Argëtim Skijimi në shkretëtirat e Egjiptit gjithnjë e më popullor

Skijimi në shkretëtirat e Egjiptit gjithnjë e më popullor

Egjipti, një vend ku në sasi të vogla dhe shumë rrallë bie shi, e lëre më borë, vështirë është të pritet që të bëhet një vend që tërheq admiruesit e skijimit dhe të snoubordit.

Vendi i cili është i njohur për piramidat dhe faraonët, kohët e fundit ka punuar në promovimin dhe përparimin e turizmit të shkretëtirës. Pra, egjiptianët kuptuan që shkretëtirat e bollshme, kodrat e rërës dhe luginat t’i përdorin për skijim dhe të tërheqin shumë aventurierë.

Fayyum është një qytet i famshëm për shkretëtirat dhe luginat dhe si i tillë është një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në vend. Një nga parqet më të mëdha natyrore në Egjipt gjendet në këtë qytet. Sidoqoftë, kohët e fundit, Fayyum gjithashtu është kthyer në një vend të famshëm ku mund të skijosh në shkretëtirë.

Edhe pse skijimi ka të bëjë me borë dhe i takon bukurive të dimrit, shumë vende kanë tentuar të ofrojnë diçka të re – skijimi në shkretëtirë. Sportistët që zgjedhin të zëvendësojnë borën me rërë, tregojnë se kjo është diçka unike.

Kodrat e rërës në luginën al-Rayan janë bërë një sinonim për skijim në shkretëtirën e cila tërheq me mijëra aventuristë nga i gjithë vendi dhe më gjerë.

Për skijim nëpër kodrat e rërës përdoren ski apo skibord nga pllaka të materialeve speciale dhe të mbuluara me dylli.

Muhammad Ali, një student që shijon skijimin në shkretëtirë, thotë se sezoni i dimrit është më i përshtatshmi për ski dhe snouboard, pasi temperaturat e verës në luginën al-Rayan janë shumë të larta.

Ai gjithashtu tha se çmimet e skijimit në shkretëtirë janë shumë të ulëta. Pra, për skijim, nevojitet që të ndahen rreth 5 paund egjiptian (rreth 0.25 euro), dhe bileta për luginën al-Rayan Valley kushton 10 paund egjiptian (rreth 0.50 euro).

Exit mobile version