Aleanca: Amerikano –Shqiptare-Kosovare
“Përveç koncepteve historike dhe gjeostrategjike të aleancës Amerikano-Shqiptare, arsyeja filozofike dhe ideologjike e kësaj aleance është edhe fakti se, Shqiptarët pjesa dërmuese e tyre janë të konfesionit Islam, pra janë musliman, ngase po të ishin shumica e tyre të ritit katolik do të ishin ndoshta “neutral” si disa nga vendet evropiane, ndërsa po të ishin të ritit orthodoks, do të ishin pansllav” (Diplomat Amerikan)
Historia e një aleance amerikano-shqiptare-kosovare është një koncept i thellë gjeopolitik-gjeostrategjik, që pasqyron lidhjet historike, interesat e ndërsjella dhe konsideratat strategjike.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës-SHBA-të kanë interesa të rëndësishme politike, ushtarake dhe ekonomike në Ballkan dhe Evropën Lindore. SHBA-të, kanë luajtur një rol relevant në Evropë duke promovuar stabilitetin, demokracinë dhe ekonominë e tregut. SHBA-ja ishin dhe janë deri më tani një mbështetëse e fortë e pavarësisë së Kosovës si dhe kanë lidhje të thella gjeostrategjike me Shqipërinë dhe Turqinë.
Turqia, si një anëtare e NATO-s dhe një faktor kyç, ka lidhje historike dhe kulturore me Shqipërinë dhe Kosovën. Turqia ka qenë aktive në mbështetjen e pavarësisë së Kosovës dhe ka lidhje të forta diplomatike dhe ekonomike me Shqipërinë. Për më tepër, marrëdhënia e Turqisë me SHBA-në është e shumëanshme, duke përfshirë bashkëpunimin brenda NATO-s, por edhe interesat gjeostrategjike dhe politike reciproke globale.
PËRSPEKTIVAT E KËTYRE ALEANCAVE
Interesat e përbashkëta të këtyre vendeve në stabilitetin dhe sigurinë rajonale, veçanërisht përmes NATO-s, ofrojnë një bazë të fortë për një aleancë edhe në të ardhëmen. SHBA-ja ka mbështetur vazhdimisht pavarësinë dhe zhvillimin e Kosovës, dhe partneritetet e saj strategjike me Shqipërinë dhe Turqinë forcojnë potencialin për një aleancë në delegimin e kompetencave rajonale dhe rikonfigurimin e kufinjve gjeo-strategjik të një “Evrope juglindore”?!.
Sfidat dhe tensionet gjeopolitike: Ndikimi i fuqive të tjera globale, siç është kundërshtimi i Rusisë ndaj pavarësisë së Kosovës dhe marrëdhëniet e saj me Serbinë, si dhe ambicjet e sajë hegjemoniste për dominim dhe luftë në Ballkan, mund të ndikojnë në dinamikën gjithashtu në kësaj aleance.
Një aleancë stabile amerikano-turke-shqiptare-kosovare ka potencialin relevant për të rritur stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal në Ballkan dhe më gjerë në tërë Europen. Ndërsa ekzistojnë mundësi të rëndësishme të bazuara në interesa të përbashkëta dhe lidhje historike, sfidat që lidhen me tensionet gjeopolitike globale si dhe politikat e brendshme duhet të menaxhohen me kujdes. Suksesi i një aleance të tillë do të varej nga aftësia e këtyre kombeve për të lundruar në këto kompleksitete dhe për të shfrytëzuar fuqitë e tyre reciproke.
DIALOGU MES “CIVILIZIMEVE” ME PROFESORIN AMERIKAN Xh.Storm
Më kujtohet kur isha studentë, në një konferencë shkencore në një dialog bukur të gjatë dhe konstruktiv, me nje Profesor nga SHBA-të, Xh.Storm, ku ndër të tjera u diskutua edhe diplomacia e “kocepteve historike dhe gjeostrategjike të aleancës Amerikano-Shqiptare, si dhe arsyeja filozofike dhe ideologjike e kësaj aleance është edhe fakti se, Shqiptarët pjesa dërmuese e tyre janë të konfesionit Islam, pra janë musliman, ngase po të ishin shumica e tyre të ritit roman do të ishin ndoshta “neutral” si disa vende evropiane, ndërsa po të ishin të ritit orthodoks, do të ishin pansllav”.
Përgatiti: Rrahman FERIZI