Skuadra shqiptare, Skënderbeu nga Korça e ka filluar me humbje aventurën në grupe të Ligës së Evropës ku pësoi ndaj Dinamos së Kievit 3-1.
Korçarët e nisën mirë ndeshjen duke dominuar në minutat e para, ku patën edhe rast të mirë shënimi nëpërmjet Sowe.
Por goli i epërsisë për ish-kampionët e Shqipërisë erdhi në minutën e 40-të.
Ishte mesfushori ofensivë, Gjergji Muzaka që arriti të shënoi një gol të bukur nga distanca për 0-1.
Me epërsinë minimale të korçarëve përfunduan 45 minutat e para.
Vendasit e filluan furishëm pjesën e dytë, kur arritën të barazonin rezultatin pas vetëm tre minutave.
Mesfushori Sydorchuk barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 48-të.
Vetëm dy minuta më vonë, zëvendësuesi Junior Moraes arriti të shënoj golin e epërsisë për vendasit për 2-1.
Ndërkohë Dinamo Kiev shënoi edhe golin e tretë në minutën e 65 nga penalltia nëpërmjet Mbokanit.
Kësisoj një ndeshje në Grupin B, Kiev është në pozitën e parë me tri pikë.
Skënderbeu ndeshjen e radhës zhvillon në shtëpi ndaj Young Boys Bern, ndërsa Dinamo Kiev përballë Partizanit të Beogradit.