Skënderbeu merr miliona euro nga UEFA

Sezoni i kaluar ishte tepër rezultativ për Skënderbeun jo vetëm në aspektin sportive. UEFA bëri të ditur shpërndarjen e të ardhurave për klubet pjesëmarrëse në Champions dhe Europa League. Ekipi korçar përfitoi gati 4 milionë euro.

Champions Leaague i solli 550 mijë euro nga bonuset e UEFA-s, por pjesa më e madhe vjen nga pjesëmarrja në fazën e grupeve të Europa League.

Më shumë se 3,3 milionë euro vijnë nga ky aktivitet. 2,4 milionë janë siguruar nga kualifikimi në grupe, ndërsa të tjerat nga rezultatet dhe të drejtat tregtare ku përfshihen fitimet nga transmetimet televizive.

Të ardhura gjeneruan edhe skuadra të tjera shqiptare pjesëmarrëse në sezonin 2015-2016 në Europa League. Kukësi përfitoi 630 mijë euro, ndërsa Partizani e Laçi nga 200 mijë euro.