Skuadra shqiptare, Skënderbeu ka kaluar në fazën tjetër të Europa Ligës.
Klubi nga Super Liga e Shqipërisë mposhti atë nga Kazakistani, Almaty me rezultat 2 me 0. Takimi i parë kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1 me 1.
Golat për ndeshjen e sotshme i shënuan: Lilaj në minutën e 50-të dhe Plaku në 83-ën.
Vlen të përmendet se klubi shqiptar mbeti me një lojtar më pak që nga minuta e 75-të, ku Lilaj u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Njëjtë i ndodhi edhe skuadrës mysafire ku Arzo mori kartonin e kuq në minutat e fundit të ndeshjes.
Kundërshtari i radhës për Skënderbeun do të jetë klubi nga Republika e Çekisë, Mlada Boleslav.