Ballina Lajmet Kosovë Skenderaj nuk shkon në zgjedhje të parakohshme

Skenderaj nuk shkon në zgjedhje të parakohshme

Gjykata e Apelit i ka konfirmuar dënimin me burg prej 7 vitesh Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtakut.

Në bazë të këtij vendimi dhe bazuar në ligjet e Kosovës, komuna e Skenderajt do të duhej t’i nënshtrohej zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar brenda 45 ditëve.

Bazuar në ligjet e Kosovës, në rast dënimi në kohëzgjatje mbi gjashtë muaj të një kryetari komune, presidenti i Kosovës obligohet që të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme në atë komunë.

 Mirëpo, Skenderajn siç duket nuk do ta përcjell fati i komunë së Drenasit, e cila me 4 dhjetor do të mbajë zgjedhjet për kryetar.
Sipas kryetares së Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, Komuna e Skenderajt nuk do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme edhe pse i është konfirmuar dënimi Sami Lushtakut.

“Jo nuk do të ketë zgjedhje në Skenderaj pasi që aktgjykimi nuk është i plotfuqishëm”, ka thënë shkurt Daka për Telegrafin.

Gjykata e Apelit e shpalli të pafajshëm Lushtakun për veprën penale vrasje ku ishte dënuar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës me 12 vite burg.

 Kështu gjykata i hoqi 12 vjet burg Lushtakut, por e dënoi me 7 të tjera për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” që ndërlidhet me Përgjegjësinë Komanduese.
Exit mobile version