Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Skena kaotike pasi Izraeli vë në shënjestër njerëzit që presin ndihmë

Skena kaotike pasi Izraeli vë në shënjestër njerëzit që presin ndihmë

Edhe një herë, forcat izraelite hapën zjarr ndaj njerëzve që prisnin dërgimin e ndihmave në rrethrrotullimin e Kuvajtit në Gaza qendrore.

Dëshmitarët në terren e përshkruan situatën atje si krejtësisht kaotike.

Forcat izraelite shënjestruan gjithashtu anëtarë të komiteteve fisnore lokale dhe popullore që janë përgjegjës për sigurimin e dërgesave të ndihmave. Ata punojnë që furnizimet të shpërndahen në mënyrë të sigurtë mes familjeve të dëshpëruara në nevojë.

Forcat izraelite kanë shënjestruar disa herë njerëzit në rrethrrotullimin e Kuvajtit, i cili quhet kurth vdekjeje mes palestinezëve.

Dëshmitarët që kemi kontaktuar thonë se ekipet mjekësore, së bashku me ekipet e mbrojtjes civile, janë ende duke u përpjekur për të evakuuar viktimat dhe njerëzit e plagosur nga vendi pas sulmit të fundit, thonë nga Aljazeera.

Ka ende njerëz të shtrirë në tokë pa marrë ekipet e shpëtimit për shkak të nivelit intensiv të bombardimeve të Izraelit.

Njerëzit vazhdojnë të shkojnë atje, pavarësisht natyrës së rrezikshme të vendit, sepse nuk kanë zgjidhje tjetër. Ata e dinë se mund të jenë në shënjestër, por nuk duan të kthehen duarbosh në shtëpitë dhe familjet e tyre.

Exit mobile version