Skanimi i Titanik zbulon të dhënat e reja nga orët e fundit të anijes

Një analizë e detajuar e një skanimi dixhital me përmasa të plota të Titanikut ka zbuluar një pasqyrë të re në orët e fundit të anijes.

Pamja e saktë 3D tregon se si anija u nda në dysh ndërsa u mbyt pasi goditi një ajsberg në vitin 1912 ku 1500 pasagjerë humbën jetën në këtë katastrofë.

Skanimi ofron një pamje të re të dhomës së bojlerit, duke konfirmuar rrëfimet e dëshmitarëve okularë se inxhinierët punuan deri në fund për të mbajtur ndezur dritat e anijes.

“Titanic është ‘dëshmitarja’ e fundit okulare e mbijetuar e katastrofës dhe ajo ka ende histori për të treguar,” tha Parks Stephenson, një analist i Titanikut.

Skanimi është studiuar për një dokumentar të ri nga National Geographic dhe Atlantic Productions të quajtur Titanic: The Digital Resurrection.

Më shumë se 700,000 imazhe, të marra nga çdo kënd, u përdorën për të krijuar “binjakun dixhital”, i cili u zbulua ekskluzivisht në botë nga BBC News në 2023.

Për shkak se rrënojat është kaq e madhe dhe shtrihet në errësirën e thellësive, eksplorimi i saj me zhytëse tregon vetëm pamjet magjepsëse, teksa skanimi, ofron pamjen e parë të plotë të Titanikut.