Ballina Lajmet Shqipëri Skandal në Tiranë, ja si sillen pedagoget me nxënësit me nevoja të...

Skandal në Tiranë, ja si sillen pedagoget me nxënësit me nevoja të vecanta (Video)

Ka dalur në dritë skandali i radhës në shkollat speciale, kësaj here i sjellur nga emisioni investigativ “Fiks Fare”. Është pikërisht shkolla speciale “Luigj Gurakuqi” në kryeqytetin shqiptar, Tirana, ajo e cila është tronditur nga sjelljet e edukatoreve ndaj fëmijëve me nevoja të vecanta.

Shkolla “Luigj Gurakuqi” është e vetmja shkollë në kryeqytet e cila ofron ambient shkollor për fëmijët me nevoja të vecanta, por me sa shihet, edukatoret e shkollës janë larg të qenurit pedagog, e aq më pak njerëzor.

“Hajde këtu more pabuks!”, është vetëm njëra nga bërtimat e edukatoreve që kapet nga kamerat e Fiks Fare, dhe këto pamje ju tregojnë gjuhën dhe sjelljen e mësueseve me fëmijët e Shkollës Speciale “Luigj Gurakuqi” /MESAZHI/

Exit mobile version