Një gabim në një faqe në internet që transmeton rezultatet e testeve diagnostike Covid të kryera në Francë në platformën qeveritare i ka bërë të arritshme të dhënat personale dhe rezultatet e testimit të 700,000 njerëzve për të gjithë publikun, ka zbuluar Mediapart.
Emrat, datat e lindjes, adresat, numrat e telefonit, numrat e sigurimeve shoqërore dhe adresat e emailit, si dhe rezultatet e testit të 700,000 njerëzve u përfshinë në një skedar që ishte i aksesueshëm nga të gjithë deri të Premten për shkak të “një fjalëkalimi të gjurmueshëm” në faqen e internetit të Francetest , shkruan Mediapart.
“Francetest” është një kompani e themeluar në janar dhe e specializuar në transferimin e të dhënave të testit Covid.
SI-DEP (sistemi i informacionit të zbulimit) është një platformë e sigurt ku rezultatet e testeve të Covid-19 regjistrohen sistematikisht në mënyrë që “të sigurohet që të gjitha rastet pozitive të kenë kujdesin e duhur mjekësor dhe të identifikojnë kontaktet e të dyshuarve”, Ministria e Shëndetësisë shpjegon në faqen e saj të internetit.
Kjo platformë, “e ndërtuar nga AP-HP (Assistance publique-Hôpitaux de Paris) urgjentisht në Dhjetor nuk është shumë e njohur apo e mirëstudiuar”, shpjegon Philippe Bessé, President i Federatës Franceze të Sindikatave Farmaceutike (FSPF).
Rezultati: shumë farmacistë u detyruan t’i drejtohen ndërmjetësve për të futur rezultatet e testit të kryera në SI-DEP. Faqja e internetit Francetest ngarkon kështu një euro për transmetimin.
“Prej javësh ne kemi paralajmëruar autoritetet për këto kompani që paraqiten si të certifikuara dhe lehtësojnë punën e farmacistëve për të shkuar në SI-DEP,” thotë Philippe Besse.
“Ne nuk kemi absolutisht asnjë nevojë që autoritetet të na sigurojnë një mjet që transmeton të dhëna në SI-DEP me softuerin tonë të profesionit, i cili është i sigurt dhe i miratuar,” tha ai, duke shtuar se edhe programet e miratuara nga DGS nuk janë të siguruar në mënyrë adekuate. /tiranapost