Skandal, ja sa janë rritur çmimet e produkteve ushqimore në marketet në Kosovë

Biznese e kompani të ndryshme që merren me shitjen e produkteve të ndryshme, ushqimore dhe farmacuetike po e shfrytëzojnë pandeminë e cila ka prekur vende të ndryshme të botës, për përfitime financiare.

“Përderisa ankesat e qytetarëve janë gjithandej, e vërtetova edhe vetë se vetëm njëri prej produkteve ushqimore ka ngritje afërsisht 200% të çmimit”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Produkti “Podravka”, që deri diten e djeshme në shumicën e marketeve mbante çmimin 0,33 cent, tani është ngritur për 0,90 cent.