Ballina Lajmet Kosovë S’kalon raporti i Komisionit për verifikimin e deputetëve

S’kalon raporti i Komisionit për verifikimin e deputetëve

Me 52 vota pro, 46 kundër dhe 11 abstenime, Komisioni për verifikimin e mandateve nuk ka kaluar në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila po mbahet sot.

E pas kësaj Kuvendi i Kosovës ka dalë sërish në pauzë.

Ndryshe me 119 vota për, deputetët votuan anëtarët e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.

Nga LVV-ja u propozua Artan Abrashi si anëtar dhe kryesues i Komisionit për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve. PDK-ja për anëtar propozoi Përparim Grudën, LDK-ja Armend Zemajn, Lista Serbe Branislav Noikoliqin, AAK- NISMA propozoi Time Kadrijajn, etj.

Exit mobile version