Ballina Lajmet Kosovë S’ka targa të Serbisë në Kosovë: Megjithë tensionet, policia vazhdon ta zbatojë...

S’ka targa të Serbisë në Kosovë: Megjithë tensionet, policia vazhdon ta zbatojë vendimin

Pavarësisht tensioneve në veri, Policia e Kosovës po vazhdon të zbatojë vendimin për mos-lejimin e targave serbe në vend.

Në një njoftim për media, Policia thotë se është duke vazhduar ndërmarrjen e veprimeve policore në nivel vendi për zbatimin e marrëveshjes së targave, shkruan lajmi.net.

“Vendimi i institucioneve të RKS-së, po zbatohet duke iu mundësuar qytetarëve pajisjen me targa dhe mundësimin e qarkullimit të tyre pa vështirësi”, ka thënë policia.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj është duke vazhduar ndërmarrjen e veprimeve policore në nivel vendi, me qëllim të zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë konkretisht targave të automjeteve. Vendimi i institucioneve të RKS-së, po zbatohet duke iu mundësuar qytetarëve pajisjen me targa dhe mundësimin e qarkullimit të tyre pa vështirësi.

Exit mobile version