Vendimi i fundit të Google me shumë siguri nuk do t’a pëlqeni.
Kjo për shkak se nga tani e tutje nuk do ta keni më opsionin “vieë image” me të cilin shkarkonit imazhin në mënyrën më cilësore të mundshme.
Kështu është shtuar opsioni “visit” e cila të adreson direkt tek faqja që e ka publikuar këtë fotografi, ose mund t’a shkarkoni direkt “save”.
Për të marrë një imazh është e lehtë dhe për këtë procedura e zakonshme e një klikimi me të djathtën mbetet ende funksionale, por me këtë lëvizje Google heq përgjegjësinë e vet nga pirateria e fotografive. /albeu.com/