Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar sërish që të caktojnë një seancë për rastin e Astrit Deharit.
Pavarësisht kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje që sot të diskutohet për vdekjen e Astrit Deharit, deputetët nuk i kanë dhënë dritën e gjelbër kësaj kërkese.
Kjo kërkesë e VV-së ka marrë mbështetjen vetëm nga grupet parlamentare të AAK-së dhe Nisma për Kosovën, ndërkaq PDK dhe LDK kanë kundërshtuar.