Pavarësisht frikës dhe keqinformimeve, vaksina COVID nuk ka prova të njohura se mund të ndikojë në pjellori, thotë OBSH.
Po kështu, edhe studimet ende nuk kanë gjetur ndonjë problem që shkakton vaksina në shtatzëni, në zhvillimin e fetusit, në ciklet menstruale, apo në pjellorinë tek gratë dhe burrat.
Në fakt, studimet dhe ekspertët thonë se është më e rrezikshme të mos marrësh vaksinën.
Të dhënat e fundit nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara (CDC) arritën në përfundimin se vaksinat kundër COVID-19 mund të kryhen nga njerëzit që janë shtatzënë, që planifikojnë një shtatzëni, duke sugjeruar më tej përfitimet e vaksinës që tejkalojnë rreziqet.
Studimi i CDC është një nga më të mëdhenjtë në llojin e tij dhe nxori të dhëna nga një sondazh i më shumë se 17.000 individëve.
Për të kuptuar të dhënat pas studimeve të ndryshme dhe për të marrë faktet, “Euronews Next” intervistoi mjeken Liudmila Mosina, Specialiste Teknike për Sëmundjet dhe Imunizimin e Parandalueshëm nga Vaksinat në zyrën rajonale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën.
Kjo e fundit theksoi se OBSH rekomandon vaksinimin e grave shtatzëna kur përfitimet e vaksinimit tejkalojnë rreziqet e mundshme.
“Informacioni që kemi marrë nga studimet e kryera pas prezantimit të vaksinave mRNA, tregoi se gratë shtatzëna zhvillojnë antitrupa pas vaksinimit dhe këto antitrupa në të vërtetë transportohen në gjakun e kordonit dhe qumështin e gjirit. Kjo sugjeron që vaksinimi do të mbrojë jo vetëm gratë shtatzëna, por edhe fëmijët e tyre në moshë të hershme”, u shpreh ajo.
“Një studim i kohëve të fundit i bazuar në popullsi nga Izraeli tregoi se gratë shtatzëna të vaksinuara kishin një rrezik dukshëm më të ulët të infeksionit COVID-19”, shtoi mjekja. /euronews