S’ka medalje sot për Kosovën, mposhtet edhe Akil Gjakova

Akil Gjakova është eliminuar nga Grand Slami i xhudos që po mbahet në Hungari.

Xhudisti jonë në rrethin e tretë mposhtur nga xhudisti nga Moldavia, Petru Pelivan, në kategorinë deri në 73 kilogramë, shkruan lajmi.net.

Gjakova në këtë turne arriti vetëm një fitore.Përndryshe gjatë ditës është eliminuar edhe Laura Fazliu.

Tani Kosova mban shpresat te Loriana Kuka, e cila garon ditën e diel.Deri më tani Kosova në Hungari ka fituar një medalje të artë me Distria Krasniqi, në kategorinë deri në 48 kilogramë.