Ka përfunduar takimi i kryeministrit Kurti me veteranët e luftës.
Sekretari i OVL-së, Faton Klinaku, tha se nuk pati marrëveshje me Kurtin, shkruan lajmi.net.
“I kemi diskutu shumë çështje por kërkesa jonë kryesore ka qenë që i kemi zhvillu dhe do të vazhdojmë t’i zhvillojmë protestat e veteranëve. Me kryeministrin nuk u dakorduam sepse kërkuam që të kthehet pika 3.1 që me atë pikë e kanë largu beneficionin e veteranit të luftës që nuk mund të jetë më e vogël se paga minimale. Ne i kërkuam që pika 3.1 të kthehet. Në seancat që do të mbahen ne do të vazhdojmë protestat tona”, tha Klinaku.
“Ai tha se do t’iu propozoj diçka me shkrim. Qëndrimi jonë mbetet tek pika 3.1 që të mos preket. Ne edhe ditën që do ta thërrasin seancën, i tregum që ne do të jemi në protesta”, tha tutje Kurti.
“Ai thirret në numrin e madh të veteranëve që nuk është çështje e tij por çështje e gjykatës. Këto janë arsyetime të pabaza”, tha në fund Klinaku.