S’ka kuorum, kuvendi shkon në pauzë 15 minuta

Vazhdimi i seancës konstituive ka filluar me mungesën e korumit, pasi në sallën e Kuvendit të Kosovës, ishin vetëm 55 deputet.

Kryesuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci, ka thënë se edhe sot mungojnë deputetët e PAN-it dhe të komuniteteve.

Mikullovci ka dhënë 15 minuta pauzë, duke thënë se pastaj do të vendosin nëse do të vazhdojë seanca apo do të ndërprehet.