S’ka befasi, Tottenhami eliminon Shkëndijën

Nuk ka befasi në sfidën Shkëndija-Tottenham. Skuadra e Jose Mourinhos mposhti sonte në Shkup Shkëndijën, me rezultat 1-3, në kuadër të rrethit të tretë në Europa League, raporton RTKLive.com.

“Spurs” ashtu siç parashikohej, ishin ekip më i mirë së skuadra shqiptare, edhe pse këta të fundit u munduan mjaft shumë që të ndalin skuadrën angleze, megjithatë, përvoja ishte në anën e skuadrës angleze.

Lamela (5’), Son (70’) dhe Kane (79’), shënuan nga një gol në fitoren e Tottenhamit, derisa golin e vetëm për Shkëndijën e realizoi Nafiu (55’).

Tottenham vazhdon garat në Europa League, kurse, skuadra shqiptar mbyll aventurën në garat evropiane.