Sjellja me gabimtarin

Hoxhë Mustafa Terniqi

Një nga problemet e mëdha që kanë sot shumë muslimanë është mënyra e sjelljes me gabimtarin.
E vërteta nuk mbrohet me sharje, ofendime dhe mallkime. Nëse një njeri gabon ose devijon duhet këshilluar, i duhet tërhequr vëmendja dhe qortuar, por mbi të gjitha duhet diskutuar dhe debatuar për të kuptuar të vërtetën. Pse e gjitha kjo? Që njerëz të tjerë mos të ndikohen prej gabimeve dhe dyshimeve por të orientohet vetë gabuesi gjithashtu, të qartësohet për gabimin dhe të kthehet te e vërteta. Pra interesi fetar është për të gjithë, njerëzit në përgjithësi por dhe vetë gabimtarin. Sharjet, ofendimet, sarkazmat e thella, përcmimet, format poshtëruese deri dhe mallkimet shpesh herë japin efekte të kundërta ku njeriu në vend që të qartësohet për të kuptuar të vërtetën nuk do gjejë qetësi për këtë por do merret tashmë të mbrojë instiktivisht veten dhe kjo mund të cojë për ti gjetur vetes arsyetime fetare për gabimin që ka, duke e thelluar më shumë problemin.
Andaj Pejgamberi a.s, kur njerëzit filluan të mallkonin Ibn Himarin sepse kishte pirë alkool dhe nuk po largohej nga alkooli u tha atyre: “Mos thoni ashtu dhe mos e ndihmoni shejtanin më shumë kundër atij!”
Allahut i qofshim falë, sa Profet të mirë e të urtë dërgoi Allahu.

Hoxhë Mustafa Terniqi