Ekipi i Real Madridit do të detyrohet që të udhëtoj drejt Gironas me një autobus i cili nuk do të ketë asnjë simbol të Spanjës, për shkak të situatë së tensionuar, pas shpalljes së pavarësisë nga Katalonia.
Kjo do të bëhët për të shmangur çfarëdo incidenti të mundshëm, shkruan Gazeta Observer.
Megjithatë presidenti i klubit të Giornas ka thënë se do të ketë siguri të mjaftueshme për lojtarët dhe se Zinedine Zidane duhet të jetë i qetë.
” Të dielën do të jetë një ndeshje historike. Reali vjen në Girona për herë të parë në këtë sezon.Ne po punojmë që të bëjm madhështore këtë ndeshje. Edhe në rrugët e qytetit shihen shumë njerëz me fanella të klubit të Real Madridit. Klubi i Real Madridit janë gjithmonë të mirëseardhur, dhe do t’i repsktojmë gjithmonë” ka deklaruar presidenti i Gironas, raporton El Mundo Deportivo, shkruan Gazeta Observer.