Maqedonia e Veriut mbetet një nga shtetet më të prekura nga Covid-19 në rajon.
Në 24 orët e fundit, vendi fqinj ka kryer 2647 testime dhe ka shënuar 870 infektsione, një numër rekord rastesh të reja ditore. Qyteti më problematik vijon të mbetet Shkupi me 422 të prekur.
Përveç shtimit të rasteve të reja me koronavirus, vendi ka regjistruar dhe 14 humbje jetësh, për një total prej 963 viktimash.
Autoritetet shëndetësore bëri me dije se me shifrat e sotme numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vend shkon në 28.697, prej të cilëve 7963 raste mbeten aktive.