Situatë e ndjeshme në veri, policia shton patrullimet

Intensifikimi i fushatës parazgjedhore në veri ka shtuar tensionet ndërmjet partive serbe, të cilat vazhdojnë të hedhin akuza ndaj njëra-tjetrës.

Pas incidenteve të fundit dhe përplasjes fizike ndërmjet kandidatëve serbë, Policia e Kosovës ka rritur prezencën e vet në veri.Për situatën e brishtë në veri të mërkurën ka folur edhe shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.

Misioni që ai drejton do të ketë rol teknik në zgjedhjet e 11 qershorit, në katër komunat e populluara me shumicë serbe. Shefi i Misionit të OSBE-së, ambasadori Jan Braathu, ka thënë se situata në mes partive serbe në veri të Kosovës është mjaft e brishtë, të cilat janë shoqëruar me disa incidente në Leposaviq.

Braathu u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike që të respektojnë të drejtën e votës për secilin person.