Situata është vërtet kritike në pjesët e territorit ku vazhdojnë bombardimet dhe sulmet ajrore izraelite.
Ne po shohim më shumë sulme në zonat qendrore të Gazës ku bombardimet artilerie vazhdojnë në Deir el-Balah dhe kampin e refugjatëve Nuseirat, thonë nga Aljazeera.
Diku tjetër, trupat ushtarake izraelite vranë pesë personel mjekësor brenda spitalit al-Shifa në qytetin e Gazës, sipas zyrës së mediave të qeverisë së Gazës. Ata ende po bllokojnë qindra pacientë dhe persona të zhvendosur brenda këtij institucioni mjekësor.